Vaksina Johnson & Johnson, SHBA kërkon pezullim
 
Shperndaje
ikub#: 2104130035
Vaksina Johnson & Johnson, SHBA kërkon pezullim Ndalimi i vaksinës Johnson & Johnson ka të ngjarë të jetë çështje ditësh. Kjo u deklarua nga CDC dhe FDA, autoritetet shëndetësore amerikane.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve do të ndalojnë përdorimin e vaksinës në vendet federale dhe do të nxisin shtetet të bëjnë të njëjtat hetime në pritje të hetimit. Pezullimi është i lidhur me gjashtë raste në Shtetet e Bashkuara të cilët zhvilluan një sëmundje të rrallë që përfshin mpiksjen e gjakut dy javë pas vaksinimit.
Ndërkohë, Johnson & Johnson, i cili sot dorëzoi dozat e tij të vaksinës anti-Covid edhe në Evropë, specifikon se ka vendosur të "shtyjë dwrgimin" e vaksinws në Kontinentin e Vjetër ", me qëllim transparencën dhe vlerësimet në pritje nga Autoritetet shëndetësore evropiane ". 
Në SHBA, të gjashtë rastet e sëmundjeve të rralla përfshinin gra midis moshës 18 dhe 48 vjeç. Njëra prej tyre vdiq ndërsa një i dytë, në Nebraska, u shtrua në spital në gjendje kritike. Ndërkohë rreth shtatë milion njerëz në Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë marrë vaksinën Johnson & Johnson. 
"Ne rekomandojmë një ndërprerje në përdorimin e kësaj vaksine nga kujdes", njoftoi Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Twitter. 
 
Shfleto artikuj te tjere per: JOHNSON & JOHNSON VAKSINA

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved