Danimarka vendi i parë që ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca
 
Shperndaje
ikub#: 2104140034
Danimarka vendi i parë që ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca Danimarka ka pushuar plotësisht administrimin e vaksinës AstraZeneca Covid-19 pas lidhjes së saj të mundshme me raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut.
Vendimi do të heqë AstraZeneca-n nga skema e vaksinimit të Danimarkës dhe mund të vonojë shtrirjen e procesit deri në katër javë, bazuar në deklaratat e mëparshme nga organet shëndetësore.
'Autoriteti Danez i Shëndetësisë ka vendosur të vazhdojë vaksinimin kundër Covid-19 pa vaksinën nga AstraZeneca,' thuhet në një deklaratë zyrtare, duke shtuar se nuk e kishte përjashtuar përdorimin e vaksinës në fjalë në të ardhmen.
Danimarka bëhet kështu vendi i parë që ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca pas shqetësimeve në lidhje me mpiksjen e gjakut.
Danimarka ka pezulluar gjithashtu vaksinën Johnson & Johnson në pritje të hetimeve të mëtejshme për një lidhje të mundshme me raste të rralla të mpiksjes së gjakut.
 
 
 
 
 
Shfleto artikuj te tjere per: ASTRAZENECA DANIMARKA VAKSINA

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved