Ndahet Bill dhe Melinda Gates
 
Shperndaje
ikub#: 2105040004
Melinda Gates, 56 vjeçare ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj 64 vjeçare, Bill, me pretendimin se martesa është 'prishur në mënyrë të pakthyeshme.
FOTO GALERI
Mësohet se çifti nuk ka ndonjë kontratë paramartesore dhe ndarje pasurisë prej 130 miliard dollarësh do të jetë një problem jo i vogël.
Bill, 64, dhe Melinda, 56, u takuan në 1987, pikërisht kur Bill u njoh zyrtarisht si miliarderi më i ri në botë në moshën 31 vjecare. Ata janë martuar në Hawaii në 1994, dhe kanë tre fëmijë: Jennifer, 25, Rory, 21, dhe Phoebe 18 vjec.
Në vitin 2000 ata themeluan fondacionin më të madh të bamirës në botë, “Bill dhe Melinda Gates Foundation”, i cili ka kontribuar me më shumë se 50 miliardë dollarë në çështje të nxehta dhe të vështira, përfshirë zhdukjen e poliomielitit dhe malaries. Fondacioni ka qenë gjithashtu një investitor i madh edhe në trajtimet ndaj koronavirusit.
Ndonëse të dy nuk kanë nënshkruar ndonjë kontratë paramartesore, thuhet se e gjithë pasuria e tyre e ndarë në pesë shtete të SHBA, që përfshin banesa, vila, një avion privat, një koleksion arti mahnitës dhe një flotë makinash luksoze, do të ndahen sipas një “kontratë ndarjeje” që të dy e kanë firmosur por që ende nuk është bërë publike.
Njoftimi vjen më pak se dy javë pasi ata bënë paraqitjen e tyre të fundit publike, në një ngjarje COVID për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Arsyeja e ndarjes së tyre pas mbi një çerek shekulli mbetet një mister, por Melinda më parë ka pohuar se bashkëshorti i saj kishte probleme në gjetjen e një ekuilibri mes punës dhe familjes.
 
Shfleto artikuj te tjere per: BILL GATES DIVORCI MELINDA GATES

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved