Bill Gates kalon për ish gruan 1.8 miliard dollarë aksione
 
Shperndaje
ikub#: 2105060007
Bill Gates kalon për ish gruan 1.8 miliard dollarë aksione Bill Gates ka transferuar 1.8 miliardë dollarë aksione për gruan e tij Melinda, pikërisht ditën kur ata njoftuan divorcin.
Ky transaksion duket të jetë i pari nga shumë transaksione që çifti do të bëjë më pas, ndërsa kanë filluar tashmë procedurat e ndarjes së pasurisë së tyre të jashtëzakonshme.
Themeluesi i Microsoft është njeriu i katërt më i pasur në botë me një pasuri të vlerësuar prej 130 miliardë dollarësh. Ai dhe Melinda janë të martuar prej 27 vitesh dhe kanë tre fëmijë.
Mësohet se marrëveshja për divorcin e çiftit nuk është finalizuar në gjykatë, por ata kanë rënë dakord paraprakisht për kushtet e ndarjes. 
Të hënën u mësua gjithashtu se Bill i kaloi Melindës më shumë se 14 milion aksione të Canadian National Railëay Company me vlerë 1.5 miliard $. Ai gjithashtu i dha asaj 2.9 milion aksione të AutoNation. Aksionet u transferuan nga Cascade Investment LLC, një kompani investimesh e kontrolluar nga Gates. 
Bill ka punësuar avokatin miliarder 97-vjeçar Charlie T Munger për ta përfaqësuar atë në divorc. Melinda ka punësuar gjithashtu një grup avokatësh për të përfaqësuar atë.
Gjithsesi, ende nuk është e qartë se çfarë e nxiti divorcin e tyre. Në kërkesën e saj për divorc, Melinda thotë se mbështetja e bashkëshortit 'nuk është e nevojshme', çka do të thotë se ajo nuk do të kërkojë pagesa të rregullta nga Bill por do të kërkojë një zgjidhje që ka të ngjarë të negociohet privatisht.
Për avokatët është e habitshme mungesa e një kontrate paramartesore, ndërkohë që kur janë martuar,  Bill ushte një miliarder, që nga viti 1987.
 
Shfleto artikuj te tjere per: AKSIONE BILL GATES DIVORCI MELINDA GATES MICROSOFT

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved