Covid ka vrarë 7 milion njerëz në të gjithë botën
 
Shperndaje
ikub#: 2105060025
Covid ka vrarë 7 milion njerëz në të gjithë botën Më shumë se dyfishi i shumës së raportuar zyrtarisht. Së paku kështu pretendojnë ekspertët.
Coronavirus ka vrarë më shumë se dyfishin e numrit të njerëzve të raportuar zyrtarisht, ka pohuar një studim. Analistët në SHBA vlerësojnë se sëmundja ka shkaktuar rreth 6.9 milion vdekje në të gjithë botën, në krahasim me 3.2 milion të deklaruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Sipas tyre, numrat e ulët të testimit dhe sistemet e dobëta të kujdesit shëndetësor në vendet në zhvillim janë shkaqet e kësaj panorame të prezantuar nga OBSH, por edhe për shkak të mungesës së testimit në fillim të pandemisë, kur shumë pacientë me Covid vdiqën pa konfirmimin e sëmundjes.
Instituti i Universitetit në Ëashington për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit paralajmëroi se të dhënat treguan se numri i vërtetë i pandemisë është 'dukshëm më i keq' sesa dihet.
Sipas analizës, SHBA ka numrin më të lartë të vdekjeve Covid me 905.289, shumë më e lartë se 574.043 të regjistruar zyrtarisht.
Ndiqet nga India dhe Meksika, të cilat vlerësohet se kanë pësuar më shumë se 600.000 viktima të virusit, tre herë më të larta se ajo që deklarohet nga OBSH.
Britania pretendohet të ketë pasur 209.661 viktima, rreth 60.000 më shumë sesa janë regjistruar zyrtarisht. 
Analiza e Ëashington-it përfshin vetëm vdekjet e shkaktuara drejtpërdrejt nga Covid dhe jo ato të shkaktuara indirekt nga pandemia.
Shfleto artikuj te tjere per: COVID VDEKJE

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved