umlaut vlerëson Vodafone Albania rrjeti më i mirë fiks në Shqipëri
 
Shperndaje
ikub#: 2105070011
Pas 4 viteve rresht cilësuar si rrjeti më i mirë celular në vend, Vodafone merr për herë të parë çertifikimin edhe për cilësinë e rrjetit fiks. Një prej kompanive lider ndërkombëtarënë testimin e cilësisë së infrastrukturave dixhitale, umlaut, publikoi rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri për rrjetin fiks, ku rezulton se Vodafone Albania ka marrë pikët më të larta për gjithë treguesit e performancës së rrjetit fiks.

Në një ceremoni të zhvilluar online, Drejtori i Përgjithshëm për Telekomunikacionin në umlaut, Hakan Ekmen, i dorëzoi virtualisht çmimin Vodafone dhe përgëzoi kompaninë  për arritjen e këtyre rezultateve në testim!.

Drejtori i Përgjithshëm për Telekomunikacionin në umlaut tha:

“E përgëzojmë Vodafone dhe skuadrën për ofrimin e eksperienës më të mirë të rrjetit fiks në Shqipëri. Kjo arritje merr akoma më shumë vlerë në kohë të vështira si të pandemisë Covid-19, ku nevoja për një internet te mirë janë domosdoshmëri për të përballuar sfidat si puna apo edukimi në distancë”

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh:

“Jemi shumë krenar për këte arritje. Edhe pse operojmë për një kohë të shkurtër në tregun fiks, angazhimi dhe investimet tona për zhvillimin e infrastrukturës fikse kanë dhënë rezultat. Tashmëi ofrojmë klientëve tanë rrjetin më të mirë celular dhe fiks kudo në Shqipëri. Kjo na afron akoma më shumë me aspiratën tonë për të realizuar shoqërinë dixhitale në Shqiperi.. Zhvillimi i infrastrukturës fikse është nje domosdoshmëri për një të ardhme më të mirë. Investimet tona do vijojnë dhe premtojmë të sjellim risi në treg falë prezantimit të teknologjive të reja dhe shërbimeve dixhitale që pozicionojnë Vodafone si partner i zhvillimit”

umlaut ka analizuar cilësinë  e internetit fiks në  Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve në  nivel kombëtar.

Bazuar në  testimet e kryera, Vodafone Albania arriti 709 pikë  nga 1000  për sa i përket performancës së  rrjetit fiks në  total, rezultate që  theksojnë edhe një herë standardin e lartë në cilësinë e shërbimeve të  ofruara nga Vodafone në Shqipëri.

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse e zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Kjo arritje në testet e performancës së rrjetit është rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira celulare dhe fiks në treg për klientët.

Për më shumë informacion vizitoni: https://www.umlaut.com/en/benchmarking/albania

 

 

 

 

Shfleto artikuj te tjere per: CERTIFIKATE RRJETI FIKS UMLUT VODAFONE

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Artikuj të ngjashëm
Afer&Larg
Together we can, forca e bashkimit të shpirtit njerëzor me teknologjinë
Afer&Larg
Panik në Kinë ndërsa ndërtesa 79-katëshe fillon të dridhet në mënyrë misterioze
Afer&Larg
Accor do të hapë hotelin e parë të Stilit ibis në Tiranë
Afer&Larg
Astronauti i Apollo 11 Michael Collins vdes në moshën 90 vjeç
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved