Meghan sjell në jetë fëmijën e dytë
 
Shperndaje
ikub#: 2106060008
Meghan sjell në jetë fëmijën e dytë Mësohet se çifti e ka quajtur Lilibet Diana, sipas emrit të princesësh së famshme dhe emrit të familjes mbretërore.
Dukesha e Sussex ka lindur fëmijën e dytë, Lilibet 'Lili' Diana Mountbatten-Windsor, pas pseudonimit familjar dhe nënës së dukës Princesha Diana, e cila aksidentalisht vdiq në 1997.
Fëmija i dytë i Princit Harry dhe Meghan Markle, motra e dy vjeçarit Archie, lindi të Premten, 04 Qershor në orën 11:40 në Santa Barbara Cottage Hospital in Santa Barbara, dhe thuhet se shpejt do të vendoset në shtëpi.
Foshnja e re është stërmbesa e 11-të i Mbretëreshës, dhe e para që ka lindur [as ndarjes nga jeta të Princit Philip në prillin e këtij viti.
Por me që Sussexes jetojnë në Kaliforni dhe për shkak të marrëdhënieve të trazuara me Familjen Mbretërore, nuk dihet kur ose nëse ajo do të mund të takohet me Mbretëreshën e pjesën e tjetër të anëtarëve të Oborrit.
Në një mesazh falënderimesh, Meghan dhe Harry shkruan në faqen e tyre të internetit, Archewell: 'Më 4 Qershor, ne u bekuam me ardhjen në jetë të vajzës sonë, Lili. Ne mbetemi mirënjohës për dashurinë dhe lutjet që kemi ndjerë nga e gjithë bota. Faleminderit për mirësinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme gjatë kësaj kohe shumë të veçantë për familjen tonë".
 
Shfleto artikuj te tjere per: MEGHAN MARKLE

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved