"Thyerje" në sistemet e Microsoft, kompanitë nën sulmin e hacker-ëve
 
Shperndaje
ikub#: 2103170034
"Thyerje" në sistemet e Microsoft, kompanitë nën sulmin e hacker-ëve Ditët e fundit, EBA, Autoriteti Bankar Evropian, gjithashtu ka pësuar një sulm kibernetik në serverat e tij Microsoft Exchange, dhe në deklaratën e tij theksoi se edhe institucione e tjera në botë kanë qenë viktima të një sulmi të ngjashëm.
Microsoft ka njoftuar se ka zbuluar disa dobësi në sistemet e saj dhe ka ndërmarrë azhurnime sa më shpejt të jetë e mundur për të zgjidhur problemin.
Sulmi nga hakerat mendohet se do të përqendrohej në atë dritare kohore kur do të instaloheshin update-t e sistemeve nga përdoruesit përfundimtarë. Sipas ekspertëve, hackera-t ishin kinezë.
Këto janë të dhënat e studiuesve nga Palo Alto Networks, sipas të cilave Shtetet e Bashkuara do të ishin në krye të listës së vendeve me serverat më të prekshëm (33.000), e ndjekur nga Gjermania: (21.000), Mbretëria e Bashkuar (7.900), Franca (5.100) dhe Italia (4.600).
Gjithashtu sipas studiuesve nga Palo Alto Networks, sulmet datojnë në Janar dhe në fillim të Marsit, dhe Microsoft njoftoi zbulimin e katër dobësive kritike, të serverave të Microsoft Exchange.
"Këto dobësi, shpjegojnë ata, u lejojnë kundërshtarëve të kenë qasje në serverat e Microsoft Exchange dhe potencialisht të fitojnë qasje afatgjatë edhe në ambientet e përdoruesve viktima. 
 
Shfleto artikuj te tjere per: HACKER HAKER MICROSOFT

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Artikuj të ngjashëm
TeknoScience
Bosch dhe Microsoft së bashku për makinat e së ardhmes
TeknoScience
Microsoft blen Nuance, një transaksion prej 19.7 miliardë dollarësh
TeknoScience
Xiaomi do të kërkojë revokim të përhershëm nga "lista e zezë" e Trump
TeknoScience
Çipi i parë në trurin e njeriut brenda vitit
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved