Studimi amerikan. AstraZeneca 100% efektive kundër Covidit të rëndë
 
Shperndaje
ikub#: 2103220005
Vaksina e Oxford-it, AstraZeneca Covid është 100 për qind efektive në mbajtjen e njerëzve larg spitalit. Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer në SHBA.
FOTO GALERI
Studimet shtesë për efektivitetin e  vaksinës në SHBA zbuluan se vaksina anglo-suedeze ishte më efektive sesa kish rezultuar në hulumtimet e kryera në Britani, ku analizat kishin treguar se ajo ishte efektive në 79 për qind të të gjitha infeksioneve, dhe askush nuk ishte sëmurur rëndë.
Veç kësaj, vaksina funksionon po aq mirë edhe tek njerëzit mbi 65 vjeç dhe nuk shkakton efekte anësore të rënda. Profesor Andrew Pollard nga Oxford University, i cili drejtoi provat, tha se rezultatet ishin 'të mrekullueshme' ndërsa krijuesja e vaksinës, Sarah Gilbert pohoi se ishte 'shumë e kënaqur'.
Siç dihet, vaksina e AstraZeneca-s ishte subjekt i polemikave në Europë rreth frikës në lidhje me mpiksjet e gjakut, të vërtetuara në disa dhjetëra raste, ndër mbi 30mmilion vaksinime të realizuar deri tani .
 
Shfleto artikuj te tjere per: ASTRAZENECA COVID STUDIMI

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved