AstraZeneca mund të mos jetë e përshtatshme për të rinjtë
 
Shperndaje
ikub#: 2104050008
AstraZeneca mund të mos jetë e përshtatshme për të rinjtë Vaksina Covid e AstraZeneca mund të mos jetë e përshtatshme për të rinjtë nëse lidhja e saj me mpiksjen e gjakut provohet të jetë e vërtetë.
Sipas profesor Neil Ferguson, grupet e moshës së madhe dhe të mesme mund 'të marrin vaksinën, sepse kërcënimi i koronavirusit tejkalon shumë rrezikun e mpiksjes, që mendohet të prekë vetëm një në 600.000 njerëz . (0.00017 përqind).
Por epidemiologu SAGE, 53 vjecari Ferguson, i cili vetë ka marrë vaksinën AstraZeneca, tha se ekuilibri i rrezikut me përfitimin është 'pak më i komplikuar' tek më të rinjtë që janë më pak të prekshëm nga virusi. Në këtë rast, rreziku i mpiksjes së gjakut nga vaksina mund të provojë të jetë më i lartë në grup-moshat më të reja.
Shkencëtarët britanikë thonë se rreziku i vdekjes së Covid për 25 deri 44 vjeçarët është 0.04 për qind dhe 0.01 për qind për njerëzit e moshës 15 deri 24 vjeç. 6 për qind shkon ky rrezik tek të moshuarit.
Rregullatori mjekësor i Britanisë ka regjistruar 30 raste të ngjashme, nga të cilat shtatë njerëz kanë vdekur. Por ajo këmbëngul se analiza e saj ende nuk ka gjetur ndonjë provë që vaksina shkakton mpiksjen.
Profesor Ferguson i tha Programit BBC Radio 4 Today: 'Për sa i përket të dhënave për momentin, ka gjithnjë e më shumë prova se ekziston një rrezik i rrallë i lidhur, veçanërisht me vaksinën AstraZeneca.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ASTRAZENECA GJAKU MPIKSJA

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved