Moska gjobit TikTok, 'nuk anuloi thirrjet për të protestuar'
 
Shperndaje
ikub#: 2104060037
Moska gjobit TikTok, 'nuk anuloi thirrjet për të protestuar' Gjykata e Rrethit Tagansky në Moskë vendosi një gjobë prej 2.6 milion rubla (rreth 28.000 euro) për TikTok duke akuzuar për mos anulimin e ftesave për të marrë pjesë në protestat kundër ndalimit të kundërshtarit numër një të Putin-it, Alexiei Navalny, në fund të Janarit .

Vendimi vjen në një kohë kur Moska po rrit presionin në rrjetet e huaja sociale. Disa ditë më parë, gjykata Tagansky në Moskë vendosi tre gjoba ndaj Twitter me gjithsej 8.9 milion rubla (rreth 100.000 euro) me akuzat e dështimit për të hequr atë që autoritetet ruse besojnë të jenë "përmbajtje të ndaluar" dhe u bën thirrje "të miturve për të marrë pjesë në demonstrata të paautorizuara ".

Shfleto artikuj te tjere per: GJOBA MOSKA TIKTOK

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved