Microsoft blen Nuance, një transaksion prej 19.7 miliardë dollarësh
 
Shperndaje
ikub#: 2104130037
Microsoft blen Nuance, një transaksion prej 19.7 miliardë dollarësh Microsoft blen Nuance për 56 dollarë, një transaksion me para Cash me vlerë 19,7 miliardë dollarë, përfshirë borxhin. Nuance është një kompani softuerësh cloud dhe inteligjencës artificiale, kryesisht aktive në sektorin e kujdesit shëndetësor.
Një lëvizje që pasqyron investimet e vazhdueshme të kompanisë në sektorin e inteligjencës artificiale. Është blerja e dytë e madhe pas LinkedIn në 2016 për mbi 26 miliardë dollarë.
Nuance, me seli në Burlington, afër Boston, u themelua në vitin 1992 dhe ka 7.100 punonjës. Ajo është e specializuar në fushën e të ashtuquajturës " AI conversazionale " për aplikime në kujdesin shëndetësor, telekomunikacionet, automotive, shërbimet financiare etj. Kompania raportoi të ardhura prej 345.8 milion dollarë në tremujorin e mbyllur më 31 dhjetor.
Microsoft ka partnerizuar me Nuance në të kaluarën në projekte të lidhura me kujdesin shëndetësor. Kompania nga ana e saj ka fituar më parë Saykara, një startup e kujdesit shëndetësor me qendër në Seattle. Vetëm disa ditë më parë, u përhapën thashethemet për një blerje të mundshme nga Microsoft e Discord, chat për lojërat video.
 
Shfleto artikuj te tjere per: MICROSOFT NUANCE TRANSAKSION

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved