Prodhohet për herë të parë oksigjen në Mars
 
Shperndaje
ikub#: 2104220054
Prodhohet për herë të parë oksigjen në Mars Për herë të parë është prodhuar oksigjeni në Mars. Një nga instrumentet në bordin e roverit të Perseverance të NASA-s, Moxie (Mars Oxygen In-Situ Resource Utilization Experiment) e bëri këtë nga atmosfera e planetit, e përbërë nga 96% dyoksid karboni.
Në këtë eksperiment që bëhet për herë të parë, i cili ndodhi disa ditë pas fluturimit të suksesshëm të dron-helikopterit Ingenuity, u nxorën vetëm 5 gram oksigjen, aq sa një qenie njerëzore të merrte frymë 10 minuta, por qëllimi është të prodhojë deri në 10 gram oksigjen në orë.
"Megjithëse ky demonstrim teknologjik sapo ka filluar, ai mund të hapë rrugën për mundësinë e shndërrimit të një ëndrre shkencore një realitet", vëren agjencia hapësinore amerikane.
 
Shfleto artikuj te tjere per: MARS OKSIGJEN

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved